Qeveria e Kosovës nuk është e kënaqur me Bashkimin Evropian dhe rezultatet që po dalin nga dialogu me Serbinë. Pakënaqësitë i kanë shfaqur të dy udhëheqësit e delegacioneve kosovare në dy nivelet e dialogut me Serbinë.
Kryeministri Thaçi në cilësinë e udhëheqësit të delegacionit kosovar në dialogun politik dhe zëvendësja e tij Edita Tahiri, në cilësinë e udhëheqëses së delegacionit në nivelin teknik të dialogut, kanë adresuar të mërkurën dhe të enjten ankesa në nivele të ndryshme të BE-së.
E para ka qenë zv/kryeministrja Edita Tahiri. Ajo të mërkurën ia ka nisur një letër Brukselit ku është ankuar për veprimet e kryetarëve të rinj të zgjedhur në veri të Kosovës, gjegjësisht veprimin e kryetarit të Mitrovicës së veriut Krstimir Pantic me ftesat për asamblistët e zgjedhur, shkruan “Tribuna”.
Shefi i Tahirit, kryeministri Hashim Thaçi, ka mbledhur të enjten ambasadorët në Kosovë të 28 shteteve anëtare dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zbogar.
Ndonëse në publik ka dhënë mesazhe krejt tjera, burime brenda takimit i kanë thënë gazetës se Thaçi aty ka shprehur rezervat që ka për gatishmërinë e Serbisë dhe për vlerësimet që BE-ja i ka bërë Beogradit duke i dhënë datën e statusit të kandidatit. /Tribuna/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment