Vetëvendosje tashmë ka përcaktuar edhe emrat e parë të drejtorëve të rinj komunalë.

Burime të sigurta brenda Vetëvendosjes në Prishtinë bëjnë të ditur se Dardan Sejdiu pritet të jetë Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, ndërsa Xhelal Sfeçla Drejtor i Inspeksionit, e Liburin Aliu Drejtor i Urbanizimit.

Sejdiu dhe Sfeçla edhe zyrtarisht kanë hequr dorë nga pozita e Asamblistit në Asamblenë Komunale, për shkak të detyrave të reja që pritet t’i kenë në udhëheqjen e Prishtinës.

Drejtoria e Inspeksionit dhe ajo e Urbanizmit janë dy drejtoritë kryesore, më të rëndësishme e më sfiduese në qeverisjen e Kryeqytetit.

0 comments:

Post a Comment

 
Top