Sot në Berivojcë të Kamenicës u bë inagurimi i shtatë shtëpive për komunitetin rom.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se sot po e filloj punën me një gjest human. Falënderoj gjithë donatorët që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar në ndërtimin e këtyre shtëpive për familjet e komunitetit rom. Unë ju deklaroj këtu që do ta keni mbështetjen e kryetarit të komunës jo vetëm qytetarët e komunitetit rom, por të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës, pa dallim ka thënë Siniani.
Ai premtoj që në korrik nga buxheti i komunës do të filloj të realizohet projekti i asfaltimit të kësaj rruge, deri në shtëpinë e fundit. Po ashtu apeloj, tek të gjithë organizatat e huaja ndërkombëtare që të dalin në ndihmë edhe familjeve të tjera me këso lloj projektesh.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jeftiq, thotë se qëllimit ja arritëm që t`i kthejmë 18 familje nga Maqedonia, mirëpo, qëllimi është që t’i kthejmë të gjithë qytetarët nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
“Ne kemi arritur qëllimin tonë, por do bëjmë përpjekje që edhe ato familje që dëshirojnë të kthehen, t’i kthejmë në vendet e tyre vitet e ardhshme. Falënderoj edhe komunën e Kamenicës, që ka siguruar vendin për ndërtimin e shtëpive, për siç tha vetëm me punë të përbashkët mund të arrijmë suksese” ka thënë Jeftiq.
Ndërsa, Dejan Ivkovski, përfaqësues i Ministrisë për Politikë Sociale, shef i departamentit për azil, thotë se të vendosurve në Maqedoni u kemi ofruar ndihmë sa kemi pasur mundësi, qëllimi është që çdo qytetar të kthehet në shtëpinë e vet. Sikurse këta që i kemi ndihmuar për tu kthyer në vendin e tyre, ne shpresojmë se edhe qytetarët të tjerë të zhvendosur, një ditë do të kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre që është normale dhe qëllimi i fundit” tha Ivkovski.
Melvin Asin nga zyra e BE-së në Kosovë tha se është kënaqësi të jem këtu në kohën kur u bë përfundimi i shtëpive tuaja, për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë projekt është ditë e veçantë, por në veçanti është për ata të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre.
Kurse, Jo Hegenauer , shef i misionit të UNHCR-it në Kosovë i dëshiroi mirëseardhje familjeve të kthyera, njëherazi tha se ishte kënaqësi të punojë me përfaqësuesit e komunës së Kamenicës, për shkak se ishin njerëz të hapur dhe shumë të mirë dhe kishte nderin të punojë me ta.
Përfaqësuesi i shtëpisë nga komuniteti rom, falënderoi të gjithë donatorët që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpive, ai tha se janë të lumtur që janë kthyer në shtëpitë e tyre. Shtëpitë janë të ndërtuara me standarde më të larta, të mobiluara, me ujë dhe kanalizim të siguruar, si dhe posedojnë nga një motokultivator për të siguruar ekzistencën.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment