Shpërbërja e formacionit ilegal “Mbrojtja civile” dhe transformimi në strukturë legale, mund t’i kushtojë Forcës së Sigurisë së Kosovës me zvarritje të mëtutjeshme në ambiciet për t’u shndërruar në Ushtrinë e Kosovës. Qeveria dhe ministri i FSK-së, Agim Çeku, ishin shumë optimistë në fillim të vitit se kjo forcë do të shndërrohej gjatë vitit 2013 në ushtri.
Por, tani vlerësohet se analizat e tyre ishin të mangëta. Në rrafshin ndërkombëtar, FSK ende nuk e ka miratimin e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për t’u pavarësuar nga KFOR-i, si parakusht për t’u shndërruar në ushtri. Pengesat vijnë nga vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kurse së fundi, pengesa shtesë po paraqet edhe dialogu i Brukselit. FSK, sipas këtij dialogu dhe marrëveshjeve të arritura, mbetet forcë e kufizuar, pa liri të lëvizjes e të qarkullimit në veri dhe se atje mund të shkojë vetëm me lejen e KFOR-it dhe ftesën e institucioneve të serbëve lokalë, edhe atë e paarmatosur.
Shtrirja e FSK-së në veri tani po ndërlidhet edhe përmes një rruge tjetër. Asaj të transformimit të formacionit ilegal “Mbrojtja civile”, përkatësisht marrjes së disa pjesëtarëve nga ky formacion në radhët e Forcës Mbrojtëse të Kosovës. /Tribuna/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment