“Unë, Shpend Ahmeti betohem që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës së Prishtinës me nderë besnikëri në mënyrë të paanshme me ndërgjegjja në pajtim më ligjin në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë, betohem”.

Kështu është betuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti para një salle të mbushur me qytetarë, mirëpo në mungesë të ish kryetarit Isa Mustafa.

Ndërsa mbrapa kryetari të ri, derisa e bënte betimin qëndronte Flamuri Kombëtar. Por në sallë ka qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, ka filluar në orën 10:00.
Sipas rregullave të caktuara ligjore, mbledhja fillimisht është drejtuar nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, që kësaj radhe ishte Akademik Feti Mehdiu nga Partia e Drejtësisë. /Zëri/

0 comments:

Post a Comment

 
Top