Surdulli hetohet për dy tenderë
Ish kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli po hetohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit rreth dyshimeve në dy raste që lidhen me dy tenderë, gjersa ai ishte kryetar komune.
Surdulli tha për rajonipress se më 23 dhjetor 2013 me ftesë të prokurorit Afrim Shefkiu të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka dhënë deklaratë në cilësinë e të dyshuarit sipas vendimit të prokurorit për dy çështje: Tenderi për pastrimin e lumit "Kriva Reka" në Kamenicë dhe tenderi “Pastrimi i rrugëve lokale nga bora”, të dy çështjet të inkorporuara në një lëndë, ku pastrimi i lumit është zhvilluar në vitin 2011, kurse i dyti në fund të vitit 2011 dhe fillim të vitit 2012.
Surdulli tha se i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit dhe beson shumë që prokurori do të vendos për ndërprerjen e këtyre dyshimeve për keqpërdorim të pozitës së kryetarit të komunës, sepse kam qenë shumë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm në punën time.
Surdulli tha se ky rast dhe raste tjera kanë qenë të iniciuara nga vet Begzad Sinani apo nga bashkëpunëtoret e ngushtë të tij partiak të PDK-së, sepse gjatë tërë kohës së punës sonë kanë bërë këso reklama ndaj neve në Policinë Kundër Krimeve Ekonomike, në Prokurori dhe në Agjencionin Kundër Korrupsionit.
Surdulli tha se të gjitha betejat gjyqësore i ka fituar dhe se edhe në këtë rast do të dali triumfues sepse ndihet plotësisht i pastër. “Unë në të gjitha rastet kam bashkëpunuar me organet e hetuesisë. Edhe këtu kam paraqitur të gjitha argumentet e mija se kemi punuar konform procedurave dhe akteve ligjore në fuqi. E keqja është se të gjitha këto dyshime kanë ardhë nga grupe e klane brenda PDK-së në Kamenicë të cilat automatikisht shihen si të motivuara politikisht” tha Surdulli. /rajonipress/
0 comments:
Post a Comment