Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot shënon Ditën e Veteranit, ditë që nderon kontributin e sakrificën e tyre për liri. Ndërkohë, ata ende vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira dhe pa përkujdesje institucionale.
OVL e UÇK-së, ka uruar të gjithë bashkëluftëtarët për këtë ditë të rëndësishme. Ndërkohë, organizimet për nder të sakrificës së veteranëve do të mbahen në Prekaz, duke filluar nga ora 11:00.
Ndryshe, kanë kaluar 14 vjet dhe ende nuk është zgjidhur me ligj çështja e veteranëve, një pjesë e të cilëve jetojnë në kushte shumë të vështira, madje sipas KMD e UÇK-së, janë 43 ish-luftëtar të cilët për shkak të gjendjes së rënd ekonomike dhe mos trajtimit të duhur kanë bërë vetëvrasje, shkruan “KP”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment