Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, e ke pranuar kërkesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e jonë të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014.

Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare aktualisht për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes të krerëve kosovarë, serbë dhe botëror të futbollit.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloj me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë.

Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së.

0 comments:

Post a Comment

 
Top