Shumica e prindërve mendojnë se fëmija duhet të vendoset në shtrat në një kohë të caktuar. Megjithatë, shkencëtarët thonë se është më mirë për të lejuar fëmijët të zgjedhin vetë kur dëshirojnë të bien për të fjetur.
Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar arsyen kryesore se pse fëmijët nuk i zë gjumi dhe ajo është sepse prindërit e tyre shpesh i dërgojnë shumë herët në shtarat për të fjetur, kur ora e tyre e brendshme e organizmit ende nuk është gati për gjumë.
Nënat apo baballarët konsiderojnë se është më mirë që fëmijët të bien në gjumë herët, e cila ndonjëherë do të thotë se fëmijët qëndrojnë në shtrat zgjuar për një kohë të gjatë.
Në qoftë se i “detyroni” ata që shumë herët të shtrihen në shtrat, është e mundur që te ata fëmijë të shkaktohet një lloj rezistence, zemërim, gjithnjë ngritën nga shtrati duke u “shëtitur” dhe vazhdimisht kthehen të ju pyesin diçka që spontanisht iu kujtohet, shpjegojnë hulumtuesit nga universiteti i Kolorados.
Gjumi i mirë varet nga niveli i hormonit melatonin në trup, niveli i të cilit rritet në mbrëmje te fëmijët. Organizmi i fëmijës “ vendosë” kur niveli i këtij hormoni është i mjaftueshëm, i cili ndryshon nga fëmija në fëmijë dhe kjo është arsyeja pse shkencëtarët argumentojnë se ata nuk duhet të detyrohen të bien në gjumë.
Përveç kësaj, në gjumë ndikon sasia e dritës në dhomën ku fëmija është duke fjetur. Megjithatë, studiuesit theksojnë se më së miri është për të lënë fëmijët të shkojnë për të fjetur, kur ata vetë janë të gatshëm për ta bërë këtë, sepse përndryshe mungon efekti dhe të vegjlit do të qëndrojnë të nervozuar për orë të tëra në shtrat. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë ndjekur zakonet e 14 fëmijëve, të moshës 6 deri 9-vjeçare dhe kanë matur nivelin e melatoninës në intervale të ndryshme gjatë mbrëmjes./Zëri
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment