Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe as Dekanatet ende nuk e kanë suspenduar asnjërin prej zyrtarëve të UP'së që dyshohen se janë përfshirë në një grup kriminal për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë dhe për kalimin e provimeve.
 
 Sot janë publikuar fakte të reja për Grupin kriminal që ka funksionuar brenda Univeristetit të Prishtinës e të cilët kanë regjistruar studentë në Fakultetin e Mjekësisë duke marrë ryshfet prej 4 deri në dhjetë mijë euro.

Koha Ditore ka siguruar 50 faqe mesazhe telefonike të shkëmbyera mes Grupit kriminal të UP'së dhe klientëve të tyre. Aty ka mesazhe edhe mes të dyshuarve dhe ish-Rektorit Mujë Rugova dhe profesorë të tjerë.

Edhe kësaj liste i prinë, Esat Belaj asistent të Fakultetin e Mjekësisë, Kemajl Gashi, Arjan Janova, Leonard Bytyqi,Albion Haxhijaha, Mevledin Beqiri, Gazmend Maliqi, Arton Hoti, Kushtrim Morina, Muhamet Maliqi

Grupi kriminal ka komunikuar mes veti herë në mënyrë të hapur e herë me raste konkrete.

Më 30 shtator 2009, asistenti i Mjekësisë Esat Belaj i kishte shkruar asistentit të Filozofikut Arjan Janovës:

"Lexo veç vet dhe fshije menjëherë. Ajo puna që të kam thënë, ish krye mirë. Sot e mora vesh edhe njëherë, po të lutna mos fol me kerkan, faleminderit".

Esat Bela e vazhdon komunikimin dhe i dërgon Arjan Janovës edhe numrin e llogarisë.

"Arian, qyky XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX është numri i kontos, këqyr qitmi sot nëse mundesh se po më duhen".

Në komunikimin mes grupit kriminal përmendet edhe regjistrimi i A.O, e cila kishte paguar 4 mijë e 500 euro për t'u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, në Degën e Stomatologjisë.

Kjo studente pasi nuk kishte arritur të regjistrohej në Stomatologji, ajo kishte rënë në kontakt me Esat Belajn, Leonard Bytyçin dhe Albuon Haxhijahën dhe pagesës prej 4 mijë e 500 eurosh, ajo ishte pranuar në Stomatologji dhe vijon studimet.

Veprimtaria e këtij Grupi kriminal ka nisur në kohën kur Universiteti i Prishtinës është udhëhequr nga ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK'së, Mujë Rogova.

Por, lista e mesazheve mes Grupit kriminal është e gjatë.

Më 14 korrik 2009, Rejan Zeneli i ka shkruar mesazh Esat Belajt:

"Vëlla Kryetar nuk po di sa të dush, njo fort e kam, po ai po i lyp 400, llogarit me dalë neve naj sen shihemi i flasim".

Pastaj Kryetari Esat Belaj ia kthen Rajan Zenelit:

"Sa me i thanë njanit me sistem të vjetër koka, pa test kombëtar, s'po jepke shumë, i ka dorëzu dokumentat, veç duhet me gjet dikan me hi".
/Gazeta Express

0 comments:

Post a Comment

 
Top