Mjekët e Repartit të Kirurgjisë Vaskulare në QKUK e kanë lënë, të martën, një pacient 67 vjeçar të presë disa orë në sallën e operimit.
Është dashur intervenimi i policisë për t’i detyruar mjekët që të shkojnë për ta kryer punën e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pacientit Shefki Syla i ishte caktuar ora për operim, por në sallë kanë shkuar vetëm anesteziologu dhe mjeku Elmi Olluri, i cili kishte për ta operuar atë.
Burime të gazetës Koha ditore brenda QKUK, kanë thënë se mungesa e asistentëve për mjekun i cili do ta kryente operimin është shkak i bojkotit ndaj mjekut. Ky burim ka sqaruar se mjeku Olluri ka tetë muajqë përballet me kësi lloj problemesh dhe gjatë gjithë kësaj kohe herë pas herë e bojkotojnë mjekët që janë të obliguar t’i ndihmojnë në operacion.
“Është shkak i një konflikti të vjetër në mes të Elmi Ollurit dhe drejtorit të kësaj klinike, Mehmet Maxhuni”, ka deklaruar ky burim.
Familja Syla ka thënë se qëndrimi i familjarit të tyre për disa orë në sallën e operacionit i ka irrituar tej mase.
“Bashkëshorti ka një javë që është i shtrirë në QKUK. Të martën e ka pasur të caktuar operacionin mjeku Elmi Olluri. Këtu ka ardhur në ora tetë, më pas ne jemi njoftuar se drejtori i Klinikës nuk ka caktuar asistent për këtë operacion dhe burri im ka pritur për tri orë në këtë sallë”, është shprehur bashkëshortja e Shefkiut./Koha Ditore
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment