Justin Bieber ka thënë se do të tërhiqet nga muzika. Në një intervistë për një radio amerikane, këngëtari 19-vjeçar ka dhënë lajmin më të hidhur për të gjitha adoleshentet kudo në Botë.

“Pas albumit të ri që do të dalë javën e ardhshme, do të tërhiqem nga muzika. E kam vendosur”, tha Bieber.

Edhe pse në fillim dukej tepër i vendosur, Bieber shtoi se nuk e ka ndarë plotësisht mendjen: “Dua të rritem si artist dhe do të bëj pushim në mënyrë që të piqem.”

Gjithsesi, një burim pranë Justin Bieber tha për TMZ se këngëtari po bënte shaka dhe se nuk do të “dilte në pension” kaq shpejt.

0 comments:

Post a Comment

 
Top