Drejtori i QKUK-së, Njazi Gashi është bërë me veturë të re. Gashi do të dretojë veturën  të tipit “Volkswagen Touareg”. “Vetura është blerë pas rishikimit buxhetor të bërë për kategorinë e investimeve kapitale, me miratim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me lajmet e fundit se ka mungesë të barnave dhe materialit shpenzues dhe se me to do të mund të bliheshin barna, QKUK sqaron publikisht se barnat dhe materiali shpenzues blihen nga kategori tjetër buxhetore dhe buxheti i përcaktuar për investime kapitale nuk mund të përdoret për blerje të tyre”, thuhej në reagim e zyrës për informim e QKUK-së.

Rritjen e luksit i pari i QKUK-së e ka bërë në kohën kur kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do ta shes veturën zyrtare të ish-kryetarit, Isa Mustafa, ngase, konsideron se ajo paraqet luks të tepërt për një kryetar Prishtine.

0 comments:

Post a Comment

 
Top