Njësia e hetimeve të stacionit Policor në Kamenicë pas grumbullimit të informatave shtesë në lidhje me rastin “Armëmbajtje pa leje” ka bërë kontroll në shtëpi dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit serb M.S. i lindur 1964 në fshatin Domarovc, Komuna e Ranillugut dhe me urdhër të prokurorit për krime të rënda dhe me pëlqimin e të dyshuarit për kontroll, është gjetur arma e llojit "Tomson", me tre karikatorë, një çantë e municionit dhe një rrip i armës dhe 428 copë fishek njoftoj policia e Gjilanit.

Sipas policisë në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime të mëtutjeshme ku janë duke u intervistuar dëshmitarët. Gjithashtu edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë R.B. i lindur 1976 është kontrolluar derisa hetimet vazhdojnë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top