Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, i ka uruar Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të komunës së Kamenicës. Ai gjithashtu uroi edhe diasporën e Kamenicës dhe shtoi se viti 2014 do të jetë më i mbarë për Komunën tonë.

Sinani theksoi se do të bëjë përpjekje që së bashku me qytetarët ta normalizojë jetën në Kamenicë dhe se do t`i kthehet projekteve të përbashkëta me qytetarët. Ai dëshiron që viti që po vjen të shënojë një kthesë të mbarë për të gjithë.

 “Le të realizohen planet dhe dëshirat tuaja, si dhe planet tona institucionale për të mirën e të gjithëve qytetarëve. Të punojmë së bashku dhe të jemi aktiv në ndërtimin e jetës institucionale në këtë qytet” ka thënë Sinani"

Sipas Sinanit edhe pse  Komuna është në borxhe dhe projekte të papërfunduara, ai është i bindur se viti 2014 do të jetë me më shumë fat, me më shumë suksese por edhe punë të përbashkët me qytetarët.

”Ne jemi zotuar se do të punojmë për të mirën e qytetit dhe këtë premtim do ta bëjmë realitet vetëm me ndihmën e qytetarëve” tha Sinani.

0 comments:

Post a Comment

 
Top