Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzën kundër Luan Mustafës kirurg në spitalin e Gjilanit i dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti".


Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Isuf Sadiku thuhet se Luan Mustafa me datën 28 tetor 2013 në Spitalin e Gjilanit , i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon dhuratë me qëllim të përfitimit për vete.

Sipas aktakuzës kirurgu Mustafa nga i dëmtuari Muhamet Osmani me qëllim të kryerjes së shërbimit, operimit të nënës së tij pranon para 500 euro në zyrën e tij në spitalin e Gjilanit, të cilat para i gjinden dhe i konfiskohen nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe i njëjti arrestohet.

Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë pala e dëmtuar, zyrtarët policor dhe menaxhmenti i spitalit të Gjilanit.

0 comments:

Post a Comment

 
Top