Banorët e katër komunave të Veriut të Kosovës do t’i kenë “xhepat plot me para” vitin që po vjen. Do të ndodhë kështu pasi që katër fonde të ndryshme tashmë janë vënë në dispozicionin e tyre.Banorët e Mitrovicës së veriut do të jenë qytetarët më fatlumë pas vitit te ri, pasi buxheti i përgjithshëm vjetor për kokë banori i bie të jetë 2 mijë euro, përderisa banorët e jugut do të kenë mundësinë të kënaqen me vetëm nga 180 euro të ndara si buxhet për kokë banori, shkruan Zëri.

Për jug ky buxhet është ndarë veç nga Qeveria e Kosovës, derisa për matanë urës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, buxheti është ndarë nga Qeveria e Serbisë, ajo e Kosovës, të ardhurat e grumbulluara nga pikat doganore 1 dhe 31 si dhe miliona euro të ndara si grante nga Bashkimi Evropian.

BE ditë më parë ka ndarë për këtë pjesë 3.5 milionë euro, ndërsa nga 500 milionë euro sa do t’i ndajë Serbia për të gjitha komunat serbe në Kosovë, 60 milionë janë të destinuara vetëm për veri./Zëri

0 comments:

Post a Comment

 
Top