Për dallim nga shumë federata tjera, të cilat shpesh më shumë bëjnë fjalë për një ligë të përbashkët ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, Federata e Pingpongut të Kosovës tashmë ka bërë hapin vendimtar, pasi ka nisur garat së bashku me pingpongistët e skuadrave të Shqipërisë.

Në fakt, në jubileun e 10-të të pranimit të FPPK-së në ITTF dhe të 20-in të FSHP-së, Federatat e të dy vendeve kanë bërë një hap tjetër që do të shënohet në historinë e re të dy vendeve.

Ka qenë ëndërr e kahershme e jona për t’u bashkuar dhe për të vepruar si një. Dhe pingpongu është i pari që e arrin këtë, duke qenë shembull për sportet dhe lëmenjtë tjerë.

Sipas marrëveshjes, së nënshkruar më parë në turnin e parë që do të zhvillohej në Kosovë, pikërisht në Therandë, ku do të zhvilloheshin katër xhiro ndërmjet skuadrave vendase dhe atyre mike, kurse rezultatet e ballafaqimeve të skuadrave që vijnë nga Federata e njëjtë do të kalkuloheshin nga rezultatet e arritura në Kampionatet përkatëse kombëtare. Që nga xhiroja e parë, ndeshjet patën rivalitet sportiv, duke mos munguar edhe cilësia. Më të suksesshëm dolën garuesit nga Kosova, të cilët i fituan shumicën e dueleve. /Zëri/

0 comments:

Post a Comment

 
Top