Drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg sot do të shesë një pjesë të aksioneve të tij në vlerë prej 2.3 miliardë dollarësh, për ti paguar taksat ndaj shtetit.
Shitja e aksioneve të tij është pjesë e ofertës prej 70 milionë aksioneve. Zuckerberg është duke i shitur 41.35 të aksioneve të tij. Marc Andreessen, një investitor në Facebook është gjithashtu duke i shitur 1.6 milionë aksione. Sot, vlera e një aksioni në Facebook ka arritur në 54 dollarë, dhe kjo bën që vlera e aksioneve të Andreessen të arrijë në 86.4 milionë dollarë.

Facebook "synon që të ardhurat neto t’i përdor për kapital dhe për qëllime të tjera të përgjithshme të korporatës," thuhet sipas një njoftimi për media të lëshuar sot nga kompania.

Në shtator, Forbes pati vlerësuar pasurinë e Zuckerberg me 19 miliardë dollarë, apo sa dyfishi i vitit të kaluar. Aksionet e Facebook janë rritur 108 për qind gjatë vitit të kaluar.

0 comments:

Post a Comment

 
Top