Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu dhe drejtori ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, në konferencën e përbashkët për media janë angazhuar për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe ashtu te mire ne mes te këtyre dy asociacioneve te biznesit e te mire te zhvillimit ekonomik dhe forcimit te bizneseve.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se me këtë konference te përbashkët dëshirohet te dëshmohet partneriteti dhe një bashkëpunim dhe te jete dëshmi qe te dy këto institucione kane një synim - ekonominë dhe zhvillimin ekonomik , te cilat paraqesin prioritet për te dy këto institucione te komunitetit te biznesit.

“Ne qofte se analizohen indikatorët ekonomik ne Kosove qe e përcjellin vitin 2013 dhe te cilët do te barten ne vitin 2014 kemi shume me tepër arsye për te punuar, për tu angazhuar dhe për te kontribuar qe ekonomia dhe zhvillimi ekonomik te jete ai mekanizmi kyç i cili do ti vulos marrëveshjet politike ndërshtetërore, do ti minimizoje tensionet sociale dhe do te jete një indikator i cili do ta përmirësoje imazhin e Kosovës ne përgjithësi”, theksoi Gërxhaliu.

Ai falënderoi drejtorin ekzekutiv te OEAK për një angazhim dhe një përkushtim te pafund qe ky partneritet te avancohet dhe theksoi se bashkërisht i kane identifikua disa sfida te cilat na presim dhe ne te njëjtën kohe do te bisedojmë çka e karakterizon ne aspektin ekonomik vitin 2013.

“Është e vërtet qe eksportet ne Kosove kane shënuar rritje, kemi dhe një rritje te investitorëve te huaj por mbi te gjitha kur bisedohet për eksportin duhet te thuhet se na gëzon fakti i ndryshimit te strukturës. Kosova të mos jetë ajo qe eksporton vetëm mbeturina metalike qe ne vitin 2010-2011 kane pas pjesëmarrje afër 58 për qind në eksporte, por sot janë produktet finale te cilat janë vërtetë një dëshmi se përkundër vështirësive prodhimi është duke e marre veten por kjo rritja e eksporteve duhet te na obligoj te gjithëve qe te bëjmë me tepër për prodhimin vendor“, tha Gërxhaliu.

Ai theksoi se si prioritet për vitin 2014 se bashku me OEAK-un pa mëdyshje qe është reforma ne prokurimin publik, është sundimi i rendin dhe siguria juridike për investitorët e huaj por edhe për bizneset vendore, reforma e pakos lehtësuese për investime te reja , politikat e qëndrueshme te punësimit dhe ajo qe është me interesante është pakoja ligjore për luftimin e ekonomisë joformale.

Kurse Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka tha se takimi i sotëm ka simboliken e tij dhe besoj qe duhet te jete shembull edhe për institucionet e tjera.

“Kemi obligimin qe ne mënyrë te vazhdueshme ti adresojmë çështjet me te cilat përballet biznesi dhe ne përveç adresimit ne ofrojmë edhe rekomandime. Disa prej këtyre rekomandimeve janë marre parasysh gjate vitit qe po e lemë, por ajo çka presim ne vitin 2014 është qe pranimi i rekomandimeve dhe çështjeve te cilat ne i ngrisim te behet me një dinamizëm shume me te madh qe ne fund te fundit te jemi ne gjendje qe ti kalojmë disa pjese te legjislacionit te cilat e lehtësojnë me tej punën e sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik te këtij vendi “, tha Zeka.

Ai premtoi se do të janë shume me aktiv se qe ishin por ne te njëjtën kohe te insistojmë te bëjmë presion te institucionet qeveritare qe edhe ato ta rrisin aktivizimin e tyre ne zgjidhjen e çështjeve me te cilat përballen bizneset ne këtë vend.

0 comments:

Post a Comment

 
Top