Profesori i Kimisë dhe biznesmeni i njohur kosovar Azem Lajçi, i cili është arrestuar javë më parë, e ka pranuar se ka prodhuar në mënyrë ilegale produkte farmaceutike.
"Kam prodhuar barna... por jo barna. Kam prodhuar alkool 70's, hidrogjen, rivanoll, acid borik, alkool dezinfektues, bar për zhugë , pomada sipërfaqësore, pika për hundë, pika për dhëmbë, pudër të lëngët", ka thënë Lajçi në emisionin “Puls” të KTV-së.
"I kam prodhuar në mënyrë ilegale. Kam prodhu me met gjallë, me rrejt s'muj ...", ka thënë ai, citon Tribuna.
Lajçi më pas ka folur edhe për veten duke treguar se si është kimisti më i mirë në Kosovë që e ka kryer fakultetin për 3 vjet e gjysmë dhe që studimet postdiplomtike i ka kryer në Zagreb e jo diku tjetër.
Kujtojmë se kohë më parë gazeta Tribuna kishte raportuar për keqpërdorimet që Azem Lajçi po i bënte në lidhje me prodhimin e ilaçeve, e që më pastaj kishte pasuar edhe arrestimi i tij nga ana e Policisë së Kosovës.
Por, Lajçi ishte liruar nga paraburgimi, ndonëse fillimisht i ishte caktuar një masë prej 30 ditëve.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment