Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivan Mërkiq ka deklaruar se vendimi i Brukselit që Serbisë t’i caktohet data e fillimit ë negociatave për anëtarësim në BE nuk ka lidhje me pavarësinë e Kosovës, njofton B92.

Ai ka vlerësuar se bëhet fjalë për një çështja më të  komplikuar e në të cilën kanë ndikuar qeveria e shtetit dhe bisedimet Beograd – Prishtinë.

"Nëse ndokush mendon, ndoshta për nevoja sensacioni, se ne në prag të vendimit për pranim të Serbisë në BE do të kushtëzohemi me njohje të Kosovës, ne këtë nuk do ta bëjmë”, ka thënë Mërkiq për gazetën e Beogradit "Politika".

Ai ka theksuar se serbët në Kosovë “tani janë 100 herë më të sigurt se para fillimit të negociatave dhe të Marrëveshjes së Brukselit dhe të asaj që ndodhi pas tyre".

"Tani do të jemi shumë më të pranishëm. Kjo duhet të kuptohet. Tani është Asociacioni serb i komunave, komunat serbe,  të cilat i njeh çdokush dhe të cilat kanë ingerenca për të vepruar sipas interesit të vet. Këtë Prishtina duhet ta respektojë", ka thënë Mërkiq.

0 comments:

Post a Comment

 
Top