Kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme në lidhje me smartfonin e ri Samsung Galaxy S5, duke sugjeruar se ai mund të ketë një ekran Quad HD, si dhe skaner për gjurmët e gishtave dhe syrit.

Burime nga ZDNet Korea, thonë se Samsung është duke u përgatitur për të vënë teknologjinë Quad HD (QHD) dhe teknologjinë e verifikimit me anë të syrit në smartfonat e saj të ardhshëm.
Një ekran QHD ka një rezolucion prej 2.560 x 1.440 pikselë, i cili është i njëjtë me rezolucionin e një kompjuteri iMac 27-inç. Nuk ka asnjë fjalë për madhësinë e ekranit, por thuhet se Samsung do t’i mbajë ato nën 5.5-inç, që të mos konkurrojnë me linjën Galaxy Note.

Raporti i BGR-së pajtohet me raportin e ZDNet Korea: Në të thuhet se Samsung planifikon të prodhojë një Galaxy S5 me pjesë plastike, si dhe një version metalik. BGR vazhdon të thotë se telefoni i ardhshëm pritet të ketë një procesor 64-bit, 3GB RAM dhe bateri prej 4,000 mAh.

 ZDNet Korea shton se Samsung do të zbulojë telefonin në Kongresin Botëror të Celularëve 2014.

0 comments:

Post a Comment

 
Top