Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në faqen e tij në Facebook ka publikuar një postim për takimet e tij që ka zhvilluar me kryetarët e rinj të komunave, të cilët kanë dalë nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit - kryetarë që u përkasin partive dhe etnive të ndryshme.
“Me disa prej tyre, para një viti, as që mund të imagjinohej se mund takoheshim, e lëre më të bashkëpunojmë. Të gjithë kryetarët janë zotuar për të punuar dhe respektuar ligjet me të cilat janë zgjedhur - ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin Facebook..
Ai ka theksuar se me njërin prej kryetarëve të rinj, që për herë të parë ka marrë pjesë në zgjedhjet e pushtetit lokal të Kosovës, janë dakorduar që hapi i parë i bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe komunës përkatëse, të fillojë me ndërtimin e një shkolle të re.
“Si kryeministër i gjithë qytetarëve të Kosovës do t'ju ofroj bashkëpunim dhe mbështetje të gjithë kryetarëve pa dallim partie dhe etnie”, ka shkruar Thaçi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment