Frika te fëmijët është natyrale dhe pjesë e një zhvillimi normal. Mundëson mbrojtjen e fëmijës nga rreziqet. Por, fatkeqësisht duke e përdorur këtë frikë natyrale si një mjet disipline, e kthejmë atë në një fobi, d.m.th, në një frikë të tepruar.

Në të vërtetë kjo frikë e cila qetëson menjëherë nënat dhe baballarët vazhdon më pas me probleme që zgjasin për një kohë të gjatë dhe mërzisin më shumë prindërit.

Fëmija 7-vjeçar kthehet në një fëmijë frikacak, i cili nuk ndahet asnjëherë nga ju, nuk i beson ambientit përreth, çdo vend i duket i rrezikshëm dhe ka frikë nga të gjithë.

Dhe fatkeqësisht e gjithë kjo frikë ndikon shumë në zemrën e vogël të tij. Por, çka duhet të bëjnë prindërit ta parandalojnë këtë?

- Metoda të drejta: Nëse mendoni se nuk mund ta edukoni fëmijën pa e frikësuar, atëherë këtë mund ta bëni me anë të metodave të drejta të disiplinës dhe me dashuri.

- Përpiquni ta kuptoni frikën e tyre: Tregohuni të ndjeshëm dhe të duruar ndaj frikës e cila është normale për moshën e tyre, përpiquni ta kuptoni frikën e tyre. Mos harroni, një fëmijë i cili dëgjohet dhe mirëkuptohet qetësohet shumë shpejt. Dhe me kalimin e kohës do t’i kalojë dhe frika.

-Mos e lini afër asaj që frikësohet: Kjo teknikë mund të jetë e vlefshme për të rriturit. Por te fëmijët mund të hapë plagë të pashërueshme në të ardhmen. Mos e hidhni në pishinë fëmijën i cili ka frikë nga uji. Mos e lini vetëm në errësirë fëmijën që ka frikë nga errësira. Mos mendoni se do të mësohet. Ky veprim ndoshta bëhet shkak për thellimin e çrregullimit në sjellje (thithja e gishtit, ngrënia e thonjve, të lagurit natën etj).

- Mos tregoni shenja frike afër fëmijës: Sepse fëmija mund ta mësojë frikën nëpërmjet imitimit dhe shembullit që i jepet./Zeri

0 comments:

Post a Comment

 
Top