4 vjeçari nga Gjilani, i afrohet Albert Ajnshtajnit

Lir Halili, 4 vjeçari nga Gjilani ka koeficientin e inteligjencës 151.
Qendra “Atom em Compas”, ka kryer testimin për 4 vjeçarin dhe ka dalur që ai ka këtë koeficient.
Në këtë mënyrë, Liri i afrohet Albert Ajnshtajnit, i cili kishte 160 koeficientin e inteligjencës.
Psikologu Florim Gollupeni, ka thënë për Klan Kosovën se Liri ka arritur një inteligjencë që cilësohet shumë superiore.
Ndërkaq prindërit e Lirit, Fitorja dhe Gyneri, tregojnë se kur ka nisur t’i shfaqë aftësitë e tij djali i tyre.(flashmedia)




0 comments:

Post a Comment

 
Top