Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka mbajtur takimin e tretë të këshillit të drejtorëve në përbërjen e të cilit janë ftuar edhe përgjegjës të sektorëve të ndryshëm të administratës komunale.” Këto tri takime na kanë shërbyer për të identifikuar problemet kryesore me të cilat ballafaqohet ekzekutivi I ri si dhe për të bërë një vlerësim të gjendjes në të cilën ndodhet administrate komunale” ka thënë Kryetari Sinani.

 Në takim kanë dominuar temat kryesore të funksionimit të komunës dhe efikasitetit në shërbimet ndaj qytetarëve. Rreth problemeve me të cilat ballafaqohet “Higjiena” ka folur Isuf Rrudhani, menaxher i kësaj ndërmarrje i cili e ka vlerësuar situatën si jot ë mirë dhe ka thënë se kjo gjendje në të cilën ndodhet “Higjiena” nuk po arrin të garantoj shërbime të mira ndaj qytetarëve. Kryetari Sinani rreth kësaj pike tha “ Jam duke i dëgjuar të gjitha palët dhe duke kompletuar të gjithë dokumentacionin rreth kësaj çështje, kam pasur disa takime si me përfaqësues këtu në Kamenicë po ashtu edhe me përfaqësues nga Gjilani dhe nga “Eco – Higjiena”, realiteti është që kjo kompani është bërë barrë për komunën dhe një shpenzues I madh I buxhetit të saj, ekziston një vendim nga legjislativi I kaluar me të cilin komuna garanton qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjes.

 Ditët në vazhdim Këshilli I Drejtorëve do të dal me propozimin e vet për ecurinë e mëtejme të kësaj ndërmarrje, ndërsa synimi im I vetëm është pastërtia në qytet dhe shërbimet cilësore ndaj familjeve në komunën tonë” ka thënë Kryetari Sinani. Këshilli i Drejtorëve ka marrë vendim që grupit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë t`i adresoje kërkesën për hapjen e vendkalimit kufitar në Kapi të Svircës, përmes të cilit do të mund të lidhen Kamenica me Medvegjen. Këshillli ka diskutuar edhe për disa vendime për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale dhe ka vendosur që të bëjë vlerësimin nëse këto prona janë duke u përdorur për qëllim për të cilin janë dhënë dhe nëse janë plotësuar kriteret dhe kushtet e parapara me rastin e marrjes së vendimeve dhe implementimit të tyre.

Kryetari Sinani ka thënë se ka mospërputhje të madhe të dhënave që merr nga sektori I financave, prokurimi, mbikëqyrësit dhe kontraktohet rreth projekteve kapitale dhe shërbimeve që kryhen nda komunës nga operator të ndryshëm. Këshilli ka diskutuar edhe për përmirësimin e shërbimeve në Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi dhe nga kjo drejtori është kërkuar të jetë aktive në kryerjen e disa punëve dhe detyrave me rëndësi për komunën dhe qytetarët siç është komisioni për hartimin e programeve të veçanta për banim social, shitjen e banesave sipas ligjit dhe çështje të tjera. Në mbledhje është raportuar edhe për përgatitjet për shënimin e festës së pavarësisë së Kosovës, respektimin e ligjit për vendosjen e simboleve shtetërore – fotografisë së Presidentes së Kosovës dhe shumë tema të tjera.
Ju falënderoj për takimin e sotëm të hapur transparent këto takime e kane një mesazh çështjen e përgjegjësisë në vendin e punës sepse me këtë respektojmë familjet tona dhe qytetaret që na besuan për qeverisje të mirë dhe efikase.(K.K)

0 comments:

Post a Comment

 
Top