Në takimin e mbajtur në mes nënkryetarit Fatmir Matoshi dhe përfaqësuesve të OSBE-së znj. Irena Spirkovska, Ivan Nikoliq, Besnik Jakupi, Alban Maliqi u diskutua për themelimin e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi ne baze të Udhëzimit administrative Nr.27/2012, për të cilin zyrtarët e OSBE dhanë sugjerimet e tyre që përveç përfaqësimit etnik të ketë edhe përfaqësim gjinor. Po ashtu në bazë të ligjit u vendos që kryetari i komunës të bëjë ftesë publike për komunitetet që të japin propozimet e tyre për anëtarë të komitetit.

Zyrtarët e OSBE kërkuan që Komiteti i ri të jetë më aktiv sesa ai i mëparshmi i cili është takuar shumë rrallë. “Kryetari Begzad Sinani e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm themelimin e komitetit dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm në përgatitjet për themelimin e komitetit dhe kjo do të bëhet në seancën e radhës të Kuvendit Komunal” ka thënë nënkryetari Matoshi.


Në takim është folur edhe për planin për transparencën e komunës i cili duhet të përgatitet dhe po ashtu të amandamentohet rregullorja për transparencën në bazë të udhëzimit të ri administrative 05/2013.
Zyrtarët e OSBE u interesuan edhe për planin e punës së grupit joformal të grave dhe përshëndetën konsolidimin e këtij grupi i cili javën e kaluar zgjodhi kryetaren e re dhe bordin drejtues.


Funksionalizimi i Këshillit Rinor për Veprim Lokal ishte tema tjetër e diskutuar në këtë takim për të cilin Nenkryetari Matoshi u akordua që KVRL pasi të funksionalizohet të ketë mbështetjen e komunës në projektet e saj.
Nënkryetari Matoshi, ka falënderuar në emër te kryetarit të Komunës ekipin e OSBE-së për mbështetjen që po i jep komunës së Kamenicës.

0 comments:

Post a Comment

 
Top