Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, këto ditë i ka adresuar një shkresë zyrtare kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, lidhur me çështjen e ndërtimeve pa leje.
Në letrën dërguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputeti Daut Haradinaj kërkon sqarime lidhur me “rastin e ndërtesës Pandora”, të cilën çështje thotë se e ka ngritur edhe në komisionin përkatës të Kuvendit të Kosovës, ku nënkryetar i komisionit ka qenë drejtori i tanishëm i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu.
Deputeti Haradinaj në letrën e tij ka kërkuar që të sqarohen rastet e korrupsionit dhe ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Në veçanti ai ka kërkuar që sa më parë të sqarohet çështja e ndërtesës “Pandora” dhe të dihen emrat e vërtetë të pronarëve të këtij objekti, meqë rrethë pronësisë së këtij objekti është spekuluar shumë.
Më poshtë po e publikojmë letrën e deputetit Haradinaj, në të cilën thotë se nuk ka marrë përgjigje:(telegrafi)

0 comments:

Post a Comment

 
Top