Qindra bashkatdhetarë nga kantoni i Cyrihut u mblodhën në Winterthur në mbasditën e 16 Shkurtit për të shënuar 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

 Për publikun ishte përgatitur një program i pasur kulturor-artistik i udhëhequr nga valltarë e këngëtarë të Shoqatës Kulturore-Artistike Dardania të cilët i dhuruan publikut një pasdite tejet të veçantë.

Të ftuar kishte edhe nga institucionet shtetërore të Kosovës, si znj.Shukrije Ramadani nga Ministria e Diasporës,zv/konsulli i Kosovës në Bern z.Isa Kosumi, pastaj institucionet e Maqedonisë u përfaqësuan nga u.d i ambasadorit të Maqedonisë në Bern z.Ekrem Hebibi si dhe mysafirë të shumtë nga mërgata.

 Kryetari i Shoqatës Dardania z.Shefqet Cakolli shprehi kënaqësinë për organizmin dhe pjesëmarrjen e mërgatës në këtë ngjarje të rëndësishme. Ai nënvizoi se e gjithë shoqata së bashku me këshillin artistik dhe atë organizativ është mobilizuar për ta shënuar këtë datë të rëndësishme për shtetësinë e Kosovës dhe ja arriti t’i ofrojë bashkatdhetarëve një program të pasur festiv të përgatitur enkas për shënimin e përvjetorit të pavarësisë.
 Ndërsa në fjalimin e tij zv/konsulli i Kosovës, Isa Kosumi, ndër të tjera përkujtoi se “Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se patriotizëm nuk është vetëm të festuarit rrugëve me flamuj, euforia, këngët, vallet, por patriotizëm është sjellja e përgjegjshme ndaj vendit përfshirë edhe gatishmërinë për të sakrifikuar”.(telekomuna)

0 comments:

Post a Comment

 
Top