Përpos sigurisë të madhe që ishte para 6 viteve në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi, supozohet të ketë veshur jelekun antiplumb.

Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Indeksonline, kryeministrit i cili është i ulur afër të parit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i vërehen qartë linjat e jelekut antiplumb.

Ndryshe, Thaçi më 17 shkurt 2008, pati lexuar Deklaratën e Pavarësisë dhe shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët e pranishëm e nënshkruan Deklaratën. /Indeksonline/

0 comments:

Post a Comment

 
Top