Imami i fshatit Karaqevë e Epërme, Bujar Fera, ka thënë se të premten, rreth orës 15 e 30 minuta, në brendi të territorit të Kosovës kanë hyrë tre pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të armatosur deri në dhëmbë.
Xhandarmëria ka qëndruar tek vendi i quajtur “Uji i çeshmes”, në brendi të Kosovës, derisa rreth 30 të tjerë kanë qëndruar në prapavijë në gjendje gatishmërie.
Banorët e brezit kufitarë në Karaqevë të Epërme ndihen të frikësuar dhe të provokuar, raporton RajoniPress.
Fera thotë se xhandarmëria serbe festën e pavarësisë, të 17 shkurtit, e merr si provokim.
“Nga e hëna do të organizojmë protesta para zyrave të Komunës për të shkuar deri tek Hashim Thaçi e Atifete Jahjaga, të cilët asnjëherë nuk e panë të udhës ta vizitojnë këtë vend. Nëse vazhdon braktisja e fshatit, atëherë intervenimi i Qeverisë është i vonshëm”, u shpreh Fera.
Edhe Nijazi Kastrati, taksist, tha se i ka vërejtur xhandarmërinë serbe në brendi të territorit të Kosovës. Kurse Selver Lenjani, përfaqësues i fshatit Karaqevë, tha se brezi kufitar nuk ka festë.
“Si të festojmë? Duhet të flasim me familjet tona e t`i bindim se ndihemi të sigurt, e në fakt nuk ka siguri. Kjo siguri është artificiale, sepse xhandarmëria kur të donë hynë në Karaqevë, e pa penguar nga askush”, tha ai. (RajoniPress)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment