Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotshme ka miratuar sot Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për linjën kreditore për Fondin e sigurimeve të depozitave në Kosovë nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.  Nëpërmjet këtij ligji ratifikohet Marrëveshja e Garancisë Shtetërore në shumën prej 10 milionë  euro.

Qëllimi i linjës kreditore është rritja graduale e shumës së garantuar të depozitave nga 2 mijë euro në 3 mijë euro dhe mundësinë e qasjes në fonde, në rast të dështimit të ndonjë banke.Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për zhvillimin e procedurave ligjore për themelimin e Komunës së Hogoshtit, bazuar në Ligjin për kufijtë administrativ të komunave dhe në kërkesën e parashtruar nga Iniciativa e Pavarur e Qytetarëve të Hogoshtit me rrethinë.

Njoftohet po ashtu se Qeveria ka miratuar vendimin për bartjen në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim, për interes publik, të pronave të KEK-ut në zonën kadastrale në Milloshevë, te ndërmarrja publike Kompania Regjionale e Ujit në Prishtinë, me qëllim të ndërtimit të Fabrikës së ujit në Shkabaj, si dhe vendimin përfundimtarë për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi Pallatit të Drejtësisë në zonën kadastrale të Çagllavicës. Qeveria mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për ndarjen e grandeve të përgjithshme ne komunat Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. 

Sipas vendimit të aprovuar sot, mbetet ne fuqi ndarja e granteve të përgjithshme sipas Ligjit për financat e pushtetit lokal.  Sipas vendimit të sotshëm të Qeverisë, çdo orë e punës e nëpunësit që është ekspozuar rrezikut nga kushtet specifike të punës, do të paguhet 30% më shumë se një orë e pagës bazë.(koha)

0 comments:

Post a Comment

 
Top