Sinani e ka caktuar ditën e martë ditë ku do të takojë vetëm qytetarët.”Do t`i dëgjojë vet hallet dhe telashet e banorëve. Ne jemi zgjedhur me votën e tyre dhe jemi për të dëgjuar kërkesat e tyre”

Sinani ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë ditën e martë sepse është e caktuar enkas për ta.”Prioritet i mandatit tim mbeten kontaktet me qytetarët. Në bazë të këtyre bisedave dhe duke dëgjuar hallet e tyre ne edhe më lehtë mund ta projektojmë buxhetin komunal” tha Sinani.

Sinani ndryshe ka vizituar disa fshatra e lagje në qytet ku është njohur me kërkesat e tyre.”Gjithçka që do të bëjmë në Kamenicë, do ta bëjmë me aprovimin e qytetarëve. Ata janë taksapaguesit kryesor dhe ne jemi të obliguar që të gjendemi pranë tyre më të gjitha nevojat dhe shqetësimet që ata i kanë” tha Sinani.

0 comments:

Post a Comment

 
Top