Në komunikatë të policisë rajonale në Gjilan thuhet se më 23.2.2014, rreth orës 11:00, Njësiti sektorial patrollues nga stacioni Policor i Kamenicës, gjatë patrollimit rutinë kanë ndalur një veturë të llojit BMW me tabela të republikës së Shqipërisë drejtuar nga Z. Rr. 1961 shtetas i Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë ka thënë se vozitësi nuk u është bindur urdhrave të policëve që të shkoj në stacionin policor në Kamenicë dhe ka lëvizë veturën me nxitim duke goditur njërin nga policët me veturë ku i ka shkaktuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin janë njoftuar, njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet patrolluese të stacionit policor të Gjilanit ku janë vu në ndjekje të veturës së dyshimtë e cila nuk ka përfill as një shenjë ndaljeje nga policët.
Vetura e dyshimtë nga Kamenica ka arritur të vij deri në qytetin e Gjilanit ku në një rrugë dytësore është përplas me një veturë të parkuar.
Edhe me këtë rast vozitësi ka tentuar tu ik njësiteve patrolluese të Gjilanit ku njërit nga policët i shkakton lëndime duke e goditur me veturë.
I dyshimti Z. Rr. Është ndalur nga policia rreth orës 11;30, në Gjilan rruga e ”Kosovës".
Në vendin e ngjarjes përves Njësive Sektoriale dhe Hetimeve të stacionit të Gjilanit kanë dalë edhe Hetimet Rajonale, Hetuesit e Krim teknikës, Njësitet Anti drogë nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, si dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Pas ekzaminimit detal të veturës në brendësi të saj janë gjet rreth 54 kg, (53.740 kg) substancë e cila dyshohet të jetë narkotik e llojit Mariuhanë.
Substanca e gjetur dhe vetura janë konfiskuar nga policia.
I dyshuari ndodhet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa prokurori ka urdhëruar që ndaj ti të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit do të ngritën kallëzime penale:
1. Blerja Posedimi,shpërndarja dhe shitja e Pa autorizuar e Narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
2. Sulm Ndaj Personit Zyrtar,
3. Aksident Trafiku me Lëndime Trupore
Rasti mbetet nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë tha Hashani.
0 comments:
Post a Comment