Vizitorët e YouTube shikojnë më shumë se gjashtë miliardë orë video për çdo muaj, por jo të gjitha ato shikime janë të vërteta.
Google ka njoftuar se duke filluar prej sot do t’i shpall luftë "shikimeve mashtruese" në YouTube, nga kanalet që kërkojnë të fryjnë artificialisht numrin e shikimeve të videoeve.
"Kur disa përpiqen ta mashtrojnë sistemin, duke rritur artificialisht numrin e shikimeve të videove të tyre, ata jo vetëm se mashtrojnë shikuesit e videove në lidhje me popullaritetin e videos, mirëpo njëkohësisht minojnë edhe një nga cilësitë më të rëndësishme dhe unike të Youtube-së," deklaroi inxhinieri i softuerit të YouTube, Philipp Pfeiffenberger.
YouTube gjithmonë i ka audituar videot e saj në një përpjekje për t’i ndalur numrimet e rrejshme të videove, por tani kompania është duke i rrit përpjekjet e saj për ta ndaluar këtë trend negative në faqen më të madhe në botë për video, thuhet sipas Pfeiffenberger:
Motivimi i YouTube për ti goditur mashtruesit e numrimeve të rreme në faqe, është bërë pjesërisht edhe për ti tërhequr më shumë reklamuesit e shumtë në faqen e saj, në mënyrë që ata të jenë të sigurt se reklamat e tyre janë duke u parë nga njerëz të vërtetë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment