Automjeti i udhëtareve i markës Opel-Vectra me tabela vendore drejtuar nga Vozitës E.D. lindur me 1981 me vendbanim të përhershëm në Kamenicë është aksidentuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

 Deri te aksidenti i trafikut besohet se ka ardhur atëherë kur vetura ishte duke lëvizur nga qendra e qytetit në drejtim të rrugës “Zija Shemsiu” përball Shkollës së Mesme Teknike në Gjilan njoftoj Ismet Hashani zëdhënës rajonal i policisë.

Policia thotë se deri tek aksidenti ka ardh si pasoj e mos përshtatjes së shpejtësisë vozitësi e humb kontrollin mbi automjet dhe godet murin nga betoni skaj rruge ku si pasoj e këtij aksidenti lëndime pëson vozitësi si dhe pasagjeri (K.M. nga fshati Topanicë komuna e Kamenicës) të cilët ndihmë mjekësore kërkojnë fillimisht në Qendra Emergjente në Gjilan, ndërsa pas tretmanit mjekësor vozitësi E.D. transferohet në QKUK në Prishtinë me lëndime serioze.

0 comments:

Post a Comment

 
Top