Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani është zgjedhur kryesues i Bordit të Partnerëve të Agjensionit Zhvillimor Rajonal – Lindje për mandatin një vjeçar.
Në takimin e parë të Bordit të Partnerëve për këtë vit, u emërua edhe Kryesuesi i ri i Bordit. Me unanimitet të plotë, Bordi vendosi që Kryetari i Kamenicës,
Z. Begzad Sinani të caktohet Kryesues i Bordit të AZHR – Lindje për mandatin a ardhshëm njëvjeçar. Z. Sinani ndërkaq shprehi gatishmërinë që përgjatë kohës së kryesimit të tij të bashkëpunojë me Komunat partnere, AZhR – Lindjen, zyrën e BE-së, institucionet qeveritare dhe të gjithë akterët tjerë relevant në rajon.
Z. Begzad Sinani të caktohet Kryesues i Bordit të AZHR – Lindje për mandatin a ardhshëm njëvjeçar. Z. Sinani ndërkaq shprehi gatishmërinë që përgjatë kohës së kryesimit të tij të bashkëpunojë me Komunat partnere, AZhR – Lindjen, zyrën e BE-së, institucionet qeveritare dhe të gjithë akterët tjerë relevant në rajon.
Në takim ishin te pranishëm Kryetarët e Komunave të: Ferizajit, Kaçanikut, Vitisë, Hanit të Elezit, Kllokotit, Novobërdës, Kamenicës dhe Parteshit sikur dhe Nënkryetarët e Komunave të Gjilanit, Ranillugut dhe Shtërpcës të cilët përfaqësuan kryetarët e Komunave përkatëse.
Në takimin e bordit te partnerëve të AZhR – Lindje, përveç Kryetarëve të Komunave nga rajoni Lindje, i pranishëm ishte edhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock. “Zyra e BE-së ne Kosovë do të vazhdoje te ndihmoj këtë rajon përmes granteve të ndryshme te lansuara nga zyra jonë. Unë ju inkurajojë që të bashkëpunoni me projekte të përbashkëta zhvillimore në fondet e lansuara nga zyra e BE-se ne Kosove”, tha z.Stock. Ai përmendi skemat e ndryshme të granteve të Bashkimit evropian në Kosovë, si atë të Zhvillimit Ekonomik rural të njohur si EURED, Bashkëpunimit ndër-kufitar, skemën e granteve “Kosova e Bukur” si dhe shume grante të tjera ku komunat kanë të drejtë aplikimi.
Almir Hyseni, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje njoftoi kryetarët e komunave se të gjitha aktivitetet e parapara në planin e punës janë zbatuar me sukses dhe i njoftoi Kryetaret e Komunave për aktivitetet që do t’i ndërmarrë Agjencia për të ndihmuar Komunat, OJQ-të dhe komunitetin e biznesit për të absorbuar sa më shumë grante për projektet zhvillimore ne rajon.
Z. Hyseni prezantoj te gjitha grantet e lansuara nga zyra e BE-se sikur dhe mori mbështetjen e komunave për aktivitetet e AZHR Lindje sa i përket mbështetjes që do t’u ofrojë AZhR - Lindje komunave në hartimin e projekt propozimeve në këto grante.
0 comments:
Post a Comment