Diktatori jugosllav besonte se edhe pas vdekjes se tij popujt e Jugosllavisë do të vazhdojnë harmoninë ndëretnike.
Ndërsa thoshte se kushdo që do të provonte ta sfidonte armatën e shtetit të tij do të “haste në tetë milionë hundlesh”.
Dy vjet para vdekjes së tij diktatori jugosllav, Josip Broz Tito, në një intervistë për mediat e huaja ishte shprehur i sigurt se edhe pas vdekjes së tij shteti të cilin e kishte udhëhequr ai do të vazhdonte të ekzistonte pa pasur frikën se do të mund të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik.
Mirëpo Tito e kishte huqur armikun e brendshëm, që mezi nuk po priste vdekjen e tij, për t’i futur fitilin federatës.
“Ne të gjithë jemi duke punuar që të ndalim ndonjë presion mbi Jugosllavinë pas vdekjes time. Secili që mendon se Jugosllavia do të kolapësojë pas vdekjes time dhe që është në rrezik nga invazioni i Bashkimit Sovjetik, unë ketë nuk e besoj”.
Jugosllavia, përkundër dallimeve etnike, e ka një unitet të madh. Jugosllavia e ka njërën prej armatave më të fuqishme në Europë.
“Sistemi i organizimit të vetëmbrojtjes popullore është garanci që secili është i gatshëm që ta mbrojë shtetin tonë. Jugosllavia mundet që në një betejë t’i dërgojë 8 milionë qytetarë, kurse 8 milionë qytetarë nuk janë hajgare, posaçërisht për jugosllovenët, për të cilët lufta është rutinë”.
Home
»
Interesante
»
Opinione
» TITO: edhe pas vdekjes time popujt e Jugosllavisë do të vazhdojnë harmoninë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment