Ish komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Sylejman Selimi, po hetohet edhe për një rast tjetër. Kësaj here jo për krime lufte, po për kohën kur ka punuar në FSK.
Gjeneral Selimi dyshohet që ka përdorur makinerinë e FSK-së për të punuar në gurthyesin prapa të cilit qëndron ai, e që ndodhet në rrethin e Klinës.
Një burim brenda FSK-së, ka thënë për Indeksonline se, për të hetuar këtë dyshim, ishte formuar një Komision i veçantë brenda FSK-së, por që i njëjti nuk kishte ndërmarrë asgjë përkitazi me këtë rast.
Sipas burimit, ndonëse komisioni kishte gjetur fakte, ai nuk ka ndërmarrë masa ndaj kreut të FSK-së.
E gjitha kjo është bërë gjatë kohës kur Sylejman Selimi ishte komandant i FSK-së në pozitën gjenerallejtënant.
Ish komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani ambasador i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi ndodhët prej disa muajsh në qendrën e paraburgimit pasi dyshohet që gjatë luftës së fundit ka kryer krime në rajonin e Drenicës./Indeksonline/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment