Reagon nëna e një studenti protestues, ndaj deklarimeve të profesorit të UP-së, Milazim Krasniqi, i cili thotë se “bijtë e shkinave po përdhosin edhe institucionin më sublim të dijes në shtetin tonë dhe po duken krenarë”!
“Unë nuk jam akademike, jam një nënë e një protestuesi që po proteston për parregullsitë në UP.
Unë jam Fatmire Zyba Morina, u linda në vitin 1958 në fshatin Bukosh, jam rritur në një familje nga gjyshërit prindërit dhe xhaxhallarët. Kur është fjala për gjyshin, ai porosiste nuset dhe bijat e tija, citoj: ‘Kurrë mos shani me epitetin shkinë ose shka. Nuk ka fyerje me te madhe se kjo’.
E kishte edhe tjetrën që thoshte: ‘mos ju thuani femijëve - pis’. Z. Milazim, gjyshi im nuk ishte i shkolluar, por ishte urtak. Sharja e yte prej akademiku më irritoi shumë dhe më tmerroi, andaj me të drejtë të quaj: fyesi më i madh mbarëkombëtar ndër shekuj. Ti duhet të dalësh përmes mediave, qoftë të shkruara ose elektronike, dhe t’ju kërkosh falje këtyre nënave për këtë fyerje të rëndë. Respekto, që të jesh i respektuar”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment