Sonte rreth orën 20:00, në stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, janë futur me dhunë katër persona të maskuar dhe kanë liruar të arrestuarin të nacionalitetit serb Slobodan Sovrlic, i arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Përkundër përpjekjeve të Kosovapress-it për të konfirmuar rastin edhe nga policia, një gjë e tillë ka qenë e pa mundur deri me tani.

Mësohet se Sovrlic është kapur nga Policia e Kosovës fillimisht për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ndërsa më vonë është konstatuar se i njëjti ndodhet në listën e të kërkuarve të EULEX-it.

Rreth 50 persona kanë bllokuar të mërkurën stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, duke protestuar në këtë mënyrë për arrestimin e bashkëqytetarit të tyre Slobodan Sovrlic, që ka ndodhur sot nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment

 
Top