Komunikata është e pa edituar


Komunikate nga Zyra e Kabinetit Kryetarit Sinani

Betejën Surdulli e ka me LDK-në e me Gjykatat dhe jo me Komunën

Duke dashur ta shmang debatin nga kriza që ka shkaktuar brenda subjektit të vet politik, ish kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli ka drejtuar akuza të pa baza dhe jo qëllim mira ndaj institucioneve komunale.

Koalicioni qeverisës në Kamenicë është koalicion i qytetarëve të organizuar rreth partive politike për të bërë ndryshimin e nevojshme dhe për ta nxjerr komunën nga kolapsi në të cilin e kishte futur vet ish kryetari Surdulli.

Ai adresoi akuza plotësisht të pabaza dhe të ngritura mbi shpifje të nivelit të ulët njejtë siq ka vepruar në kater vitet e kaluara, dhe për të njëtjat akuza për largim punëtorësh ai vetëm disa javë më para mori përgjegjen e merituar nga ish udhëheqësi I personeli Sami Morina. Komuna e Kamenicës deklaron se asnjë përson nuk është larguar nga puna që prej datës kur është betuar kryetari I ri i Komunës.

Duke mos pasur njohuri elemtentare për ligjet në fuqi, Surdulli akuzon për pranimin në punë të asistentes, shoferit dhe shefit të kabinetit , ndërsa të njëjtin e ftojmë t`I lexojë udhëzimet administrative të cilat i japin të drejtën kryetarit të komunës që në këto pozita t`i emëroj bashkëpunëtorët e vet.

Ish presidentit Rugova më së paku nder bën kur për të flet Shaip Surdulli I cili pretendon se duke u thirrur në emrin e tij të mbetet aktiv në politikë për qëllimet e tij personale e klanore.

Komuna e Kamenicës ka filluar procedurat e aplikimeve në projekte madhore për qytetarët dhe ky vit dhe vitet që pasojnë do të jenë vitet e kthesës së madhe për Kamenicën, ndërsa ne nuk marrim përgjegjësi për paditurinë e ish kryetarit Surdulli për procedurat që duhen ndjekur për të filluar me implementimin e projekteve kapitale.

Po ashtu një pengesë e madhe në punë na është shkaktuar nga gjendja në të cilën e kishte sjellë komunën Shaip Surdulli dhe po ashtu nga obligimet, ose borgjet siq i quan Surdulli që i ka lënë në komunë.

Përmes kontratave të dëmshme që ka nënshkruar ish kryetari Surdulli i ka shkaktuar miliona euro humbje komunës së Kamenicës, ndërsa që organet përkatëse do të merren me veprimet e tij.

Një avari e ka përfshirë zyrën pritëse në komunë në fundjavë dhe kjo ka ndodhur pikrisht në një pjesë të komunës të cilën e kishte renovuar Surdulli gjatë mandatit të tij.

Komuna e Kamenicës ka vazhdhduar funksionimin normal të saj duke gjetur mundësi alternative, që nga dita e martë ndërsa është në procedurë riparimi i dëmit të shkaktuar nga kjo avari.
_________________________________________________________________________________

 Linku ku  mund ta lexoni deklaraten e z.Shaip Surdulli  
http://www.tvkamenica.com/2014/03/surdulli-kush-po-na-udheheq-inshalla.html#.UyF75_ldXTo


0 comments:

Post a Comment

 
Top