Udhëheqësi i Personelit  të Komunës  së Kamenicës, z.Shefqet Rexha, sot u takua  me stafin  e udhëheqës të Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit dhe zyrtarët tjerë.

Takimi  është bërë  të parë nga afër  perfomancen e menaxhmentit dhe zyrtareve të Drejtorisë së Ekonomisë Financave dhe Zhvillimit.  Në takim  u bisedua edhe  për  problemet e tatimit në pronë. Udhëheqësi i personelit Rexha, u njoftua lidhur me problemet qe kanë disa zyrtare me pajisjet teknike të cilat  janë shumë të vjetruara. Menaxheri i tatimit në pronë ,z. Hysen Krivaqa dhe zyrtarët  tjerë e  falënderuan  z. Rexha për vizitën, si dhe për përkrahjen e dhënë  kësaj drejtorie.


0 comments:

Post a Comment

 
Top