Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e Shoqërisë së Informacionit
Në vazhdën e bashkëpunimit Kosovë -Shqipëri, dje një delegacion i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI) të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Kujtim Gashi, realizojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Me ftesë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, delegacioni katër anëtarësh i Kosovës, në këtë vizitë u takua me ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito dhe me Drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.
Në takim u shkëmbyen përvojat e të dy agjencive dhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit më intensiv në të ardhmen.
Diskutimet u përqendruan në implementimin dhe zhvillimin e qeverisjes elektronike te dy shteteve, shkëmbimin e përvojave, ne zhvillimin e infrastrukturës për çelësat publikë (PKI) si dhe krijimin e platformave për ndërveprim të sistemeve elektronike.
Për nder të delegacionit kosovar, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike shtroi drekë pune gjatë së cilës u pajtuan që të shtohet niveli i bashkëpunimit në mes dy qeverive, sidomos në rrafshin e qeverisjes elektronike dhe administratës publike.(G.tribuna)
0 comments:
Post a Comment