Edhe pse me 11.02.2014 Inspektorët komunal të Kamenicës filluan  të vënë rregull në trafik.
ku ata të shoqëruar edhe nga policia i kanë detyruar autobusët e të gjitha linjave që të parkohen në stacionin e autobusëve, duke shmangur kaosin në të cilin kanë vepruar deri në kohen e fundit

 Por kjo siç duket nuk vlen për linjën e autobusit serb "KAVIM Jedinsvo Vranje" sipas një qytetari F.D i cili ishte i irrituar me mos ndaljen e autobusëve më në lagjen malësia, e ka shtyrë atë qe të vëzhgoj nëse kjo vlen edhe për autobusët serb,  siç  llogariten si vija ndërkombëtare pasi që operojnë nga Serbia në Kosovë ,

ku dhe qytetari në fjalë ka dërguar foto  dhe shihet  qartë  autobusi "KAVIM"  i ndalur afër rrethit te kisha ortodokse serbe në Kamenicë (ora 6:20)

Përndryshe as autobusët që mbajnë vijat për Gjilan e Prishtinë nuk janë nisur gjatë viteve të fundit nga stacioni i autobusëve ,por nisjet i kanë bërë nga lagja “Malësia” duke e ngarkuar komunikacionin dhe duke krijuar probleme për këmbësorët sepse ajo rrugë nuk posedon as trotuar.



0 comments:

Post a Comment

 
Top