Në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë trajtuar si raste të dyshuara nga gripi H1N1 katër persona nga fshatrat e Gjilanit. Aktualisht në këtë spital ndodhet vetëm një rast i dyshuar me këtë virus i cili pas marrjes së terapisë ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore dhe stabile tha Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë.
Në repartin e Infektologjisë në Gjilan janë trajtuar pesë raste me gjendje gripoze si të dyshuara nga gripi H1N1, i njohur edhe si gripi i derrave,
Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë tha për rajonipress se katër rastet e para që janë nga fshatrat e Gjilanit pas tretmanit spitalor janë liruar në shtëpitë e tyre edhe pse ende nuk i kemi marrë konfirmimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë.
Demiri tha se aktualisht në gjendje më të rëndë është ndodhur një pacient gjithashtu nga Gjilani i cili po mjekohet në mënyrë profesionale dhe gjendja e tij gjithashtu duket stabile.”Pacienti ka marrë terapinë e nevojshme dhe jemi në pritje të analizave dhe rezultatit nga Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik” tha Demiri.
Demiri tha se në kuadër të Spitalit të Gjilanit tashmë është formuar shtabi emergjent për gjendjen emergjente gripoze. Në këtë shtab bëjnë pjesë katër mjek, prej tyre drejtori, infektologu, pulmologu dhe mjeku nga emergjenca.
Demiri tha se Spitali Rajonal i Gjilanit është i përgatitur dhe ka mjete të mjaftueshme dezinfektuese dhe kemi hapësira të izoluara enkas për këtë kategori.”Nuk ka vend për panik sepse të gjitha rastet trajtohen në spitalin e Gjilanit. Asnjë rast nuk e kemi përcjellur për në Prishtinë dhe kjo tregon përkushtimin tonë profesional dhe institucional” tha Demiri./rajonipress/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment