Ka filluar të bie çmimi i banesave në kryeqytet raporton emisioni ‘038’ në KTV. Besohet se për momentin në Prishtinë janë rreth 8 mijë banesa boshe që po presin të shiten.
Kjo madje besohet se është njëra ndër arsyet pse çmimi po bie nga 10 deri në 30 për qind. Ata që merren me shitblerje thonë se tani në kryeqytet ka shumë më pak fuqi blerëse.

Bashkim Ajdini nga agjencioni i patundshmërisë ‘Omega’ thotë se ka krizë financiare dhe tani ka më shumë banesa se sa blerës pasi që nuk ka më interesim nga diaspora.

Mati 1 që njihet si lagje me plan rregullues së fundmi është ngarkuar me ndërtime.

Nëse këtu banesat janë shitur nga 700 euro metri katror e më shumë, tani mund të bëni pazar me 550 euro për metër katror.

Kjo mbase nëse i sheh videot reklamuese të tyre me hapësira gjelbëruese e rrugë të asfaltuara, mund të zhgënjehesh kur në realitet aty nuk ka asnjë lloj infrastrukture.

Edhe vetë ndërtuesit e pranojnë që janë në krizë. Durim Prishtina, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve në kryeqytet, thotë se banesat po ndërtohen por jo edhe rrugët, kanalizimi e pjesët tjera të infrastrukturës të cilat po ndikojnë që çmimi të bie.

Këtij lajmi i është gëzuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se e di që shumë banesa kanë ngelur pa u shitur andaj po bën politika qe çmimi të bie edhe më shumë.

Por, nëse drejtoria e urbanizmit e udhëhequr nga Liburn Aliu, i bllokon lejet e ndërtimit, sipas ndërtuesve çmimet mund të rriten prapë. /KTV/Koha/

0 comments:

Post a Comment

 
Top