Mitrovicë, 15 mars - Deli Fazliu nga Mitrovica i ka thyer pothuajse të gjitha dritaret e objektit të Komunës së Mitrovicës, raporton KTV.
Plaku 74-vjeçar nga Çabra e Mitrovicës, i cili ka qëndruar 29 vjet në burg në kohën e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë komuniste, sot në mesditë, ka thyer dritaret e katit të parë të ndërtesës së komunës.
Deliu, derisa po thyente dritaret me sëpate në dorë, ka thënë se këtë po e bën pasi që organet komunale ia kanë ndaluar pensionin.
“Nuk po kam as bukë me hëngër”, citohet të ketë thënë Fazliu.
Ai është arrestuar nga policia e Kosovës.
Komandanti i Stacionit të Policisë në jug të Mitrovicës, Ahmet Xhosha, ka thënë se ky nuk është rasti i parë që ky njeri i thyen dritaret e objektit të Komunës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment