Rastet e shpeshta me leukemi, i ka nxitur grupin zyrtarë të fansave të klubit të futbollit të Arsenalit në Kosovë, që të mblidhen dhe në të njëjtën kohë të ndihmojnë Besart Gashin, një 19 vjeçar që vuan nga leukemia.

Fansat e Arsenalit në Kosovë, të mbështetur edhe nga grupi zyrtar i këtij klubi në Kosovë, “Arsenal Kosovo Supporters Club” kanë organizuar një grupim të tyre në Atele Caffe, për mbledhje të fondeve për shërim të Besart Gashit, 19 vjeçar, që vuan nga leukimia.

Arsenalistët do të mblidhet më 8 mars, të shtunën, në orën 13:45 në ndeshjen të FA Cup, ku në çerekfinale Arsenali takohet me Evertonin.

Qëllimi kësaj radhe nuk është vetëm mbështetja për skuadrën e tyre të zemrëspor edhe qëllimi human dhe për bamirësi ku për qëllim ka ndihmën për Besart Gashin 19 vjeçar i cili vuan nga leukemia akute.

Ata, në një prononcim për Express kanë thënë se grumbullimi i tyre bëhet si gjithmonë tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ndërkaq biletat që kushtojnë 1 euro dhe do të shkojnë në llogari të Besartit.

“Me këtë rast, gjithashtu u bëjmë thirrje bizneseve private, sportdashësve, adhuruesve të Arsenalit, individëve, që ta mbështesin këtë kauzë, në ndihmë të Besartit”, thonë klubi zyrtarë i tifozëve të Arsenalit për Express.

Mësohet se këtë iniciativë të tifozëve të Arsenalit në Kosovë e përkrah edhe klubi nga Londra Veriore, Arsenal FC.

“Është e mrekullueshme që klubi i juaj i tifozëve mbledh para për një kauzë kaq të mirë. Ne shpresojmë shumë që mjekimi i djalit nga Kosova do të jetë i suksesshëm. Shpresojmë që të keni sukses me iniciativën e juaj”, thuhet në letrën e mbështetjes së klubit të Arsenalit dërguar fansave të tyre në Kosovë.(G.Express)

0 comments:

Post a Comment

 
Top